Secondary Adv

Albamedia

 

Përshkrimi

Albamedia - Sjellim teknologjinë e markave lider në biznesin tuaj

Albamedia Shpk është një kompani distribucioni në sektorin e teknologjisë së informacionit e themeluar në vitin 2004. Duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe zgjidhjesh nga markat më të njohura në fushën e IT-së, Albamedia ka fituar reputacion si një partner i besueshëm për një spektër të gjerë klientele në treg, që përfshin dyqanet e retail, ato të specializuara të IT-së, dyqanet online, integratorët, etj.

Misioni
Si distributor i produkteve të Teknologjisë së Informacionit, misioni ynë është të koordinojmë sa më mirë ekspertizën dhe potencialin e partnerëve tanë me nevojat e klientëve tanë.

 

Vizioni
Të bëhemi partneri i preferuar dhe afatgjatë i klientëve tanë.

 

Ekspertizë
Ekipi ynë ka eksperiencë të gjerë në fushën e distribucionit dhe të shitjeve me shumicë. Duke shfrytëzuar përvojën tonë, dhe duke patur marrëdhënie të drejtpërdrejta me vendimmarrësit kryesorë të prodhuesve jemi pozicionuar unikalisht për të ofruar avantazhe të rëndësishme për partnerët tanë të biznesit.

Besnikëri
Gjatë viteve, kemi përmirësuar aftësitë tona për të reaguar shpejt ndaj kushteve të tregut, duke ruajtur në të njëjtën kohë një fokus të fortë në kënaqësinë e klientit. Kjo na ka mundësuar të përgjigjemi ndaj kërkesave të ndryshme të partnerëve tanë të biznesit me besnikëri dhe duke mbrojtur interesat e tyre.

 

Shpejtësi
Të vepruarit me shpejtësi dhe efikasitet në përgjigje të kërkesave tuaja, janë të gjitha elemente bazë për një marrëdhënie të suksesshme biznesi dhe për ne, këto janë standardet. Proceset e thjeshta të vendimmarrjes garantojnë ndihmë të shpejtë për pyetje ose zgjidhje të problemeve.

Çfarë ofron

Printimi

Si distributor zyrtar i Brother, Canon, Papercut dhe Uniflow, Albamedia Shpk ofron një gamë të gjerë produktesh dhe zgjidhjesh për printim që varion nga nevojat bazike të printimit në zyrë apo shtëpi, deri te zgjidhjet më komplekse dhe të personalizuara për projekte të mëdha printimi nëpër korporata etj. Përveç ofertës së gjerë të produkteve, Albamedia Shpk ofron gjithashtu edhe konsulencën e duhur dhe mbështetje teknike për të gjithë klientët e saj, duke u siguruar se të gjitha zgjidhjet e printimit funksionojnë në mënyrën më efikase dhe të qëndrueshme.

 

Sisteme PC

Në Albamedia, ne jemi të përkushtuar të ofrojmë një gamë të gjerë zgjidhjesh kompjuterike për bizneset dhe organizatat, duke u bazuar në eksperiencën tonë të gjatë në distribucionin e teknologjisë së informacionit. Në partneritet me markat më të njohura ndërkombëtare, ne shpërndajmë laptopë, desktopë dhe work-station me performancë të lartë, duke garantuar besueshmëri dhe cilësi të lartë. Gjithashtu, ofrojmë periferikë dhe aksesorë për të optimizuar infrastrukturën tuaj kompjuterike. Si lider në distribucionin e IT-së, Albamedia fuqizon bizneset për t'u spikatur në një treg konkurrues.

 

Rrjeti

Si distributor i TP-Link, Albamedia Shpk bën shpërndarjen e produkteve dhe zgjidhjeve të avancuara të rrjetit, duke siguruar që partnerët dhe furnizuesit e shërbimeve të internetit (ISP) të përfitojnë nga zgjidhje efektive, konkurruese dhe të besueshme për nevojat e tyre. Aginet, linjë e dedikuar për ISP nga TP-Link, është e përkushtuar në ofrimin e produkteve për zgjidhje të shpejta dhe shërbime të pa krahasueshme. Nëpërmjet Aginet, Albamedia ofron performancën më të mirë për çdo buxhet me një gamë të gjerë të produkteve për internet të shpejtë dhe mbulim Wi-Fi në të gjitha ambientet.

 

POS & Auto Id

 

Duke bashkëpunuar me markat lider të industrisë si Urovo, Brother, Zebra, Honeywell, Posbank, Newland, Dascom etj, Albamedia Shpk ofron pajisje dhe zgjidhje inovative për Pikat e Shitjes (POS) dhe Identifikimin Automatik (Auto ID) si smart data terminals, smart payment terminals, printerë termik për fatura, etiketa, skanerë barkodësh, pajisje all in one për pikat e shitjes, sisteme menaxhimi inventari dhe më shumë. Duke përdorur produkte të tilla, klientët mund të përmirësojnë menaxhimin e transaksioneve, inventarit, dërgesave dhe rritjen e eficencës, duke i ndihmuar ata të optimizojnë operacionet e tyre dhe të përmirësojnë përvojën e klientit.

 

Software

Albamedia Shpk nëpërmjet partneritetit strategjik me Tenable, Picus security, Microsoft VMWare, Kaspersky, TrendMicro, Panda, Fortinet, dhe Adobe plotëson ofertat e saj me software të avancuar dhe zgjidhje të avancuara të sigurisë së IT-së që variojnë nga mbrojtja kibernetike në software krijues, dhe që i përgjigjen nevojave në rritje të bizneseve.

 

Monitorë & Zgjidhje Montimi

Si distributor i Philips, AOC, Hannspree, Neomounts, dhe Gembird, Albamedia Shpk ofron një gamë të gjerë monitorësh dhe zgjidhjeve të montimit. Kjo përzgjedhje plotëson nevoja të ndryshme si për konsumatorët privat ashtu dhe biznesin, duke ofruar teknologji të shkëlqyeshme përkrah opsioneve të larmishme të montimit për të krijuar hapësira pune të përshtatshme dhe efikase.

 

Pajisje për Data Storage

Në saj të partneritetit me markat e njohura Sandisk dhe Kingston, Albamedia Shpk ka një portofol të pasur të produkteve për ruajtjen dhe proçesimin e të dhënave si RAM, SSD, HDD, karta memorjeje, USB flash drives, etj.

 

Komponentë Kompjuterik

Albamedia, në bashkëpunim me marka të njohura si Ugreen, Gembird, Maxell, Cableexpert dhe Energenie, ka diversifikuar ofertën e saj për klientët duke përfshirë një përzgjedhje të gjerë të komponentëve & aksesorëve të IT-së si mouse, tastierë, kabuj të ndryshëm dhe adaptor, pajisje audio dhe video, orët inteligjente, bateri etj.

 

Pajisje Zyre

Në Albamedia, ne ofrojmë një gamë të gjerë të konsumueshmeve dhe baterive për të përmbushur nevojat e bizneseve të çdo madhësie. Në partneritet me furnizues të besueshëm ne ofrojmë zgjidhje të cilësisë së lartë për printim dhe ruajtje energjie. Portofoli ynë përfshin tonerë, bojëra printeri, bateri për pajisje të ndryshme, dhe aksesorë të tjerë thelbësorë që ndihmojnë në mbajtjen e pajisjeve tuaja të funksionojnë në mënyrë të pandërprerë dhe efikase. Cilësia dhe performanca e produkteve tona sigurojnë një rezultat të qëndrueshëm dhe të besueshëm, duke përmbushur standardet më të larta të industrisë.

 

Pajisje Smart

Albamedia ofron një gamë të gjerë shërbimesh dhe produktesh për krijimin e një shtëpie inteligjente që përmirëson komoditetin, sigurinë dhe efikasitetin e mjediseve shtëpiake. Ne ofrojmë zgjidhje të avancuara si: Kamera Sigurie Tapo dhe Vigi për mbikëqyrje të brendshme dhe të jashtme, pajisjet Kasa Smart për automatizimin e mjediseve të brendshme dhe të jashtme, Priza Inteligjente për kontrollin e pajisjeve shtëpiake nga distanca, Llamba Inteligjente Wi-Fi për ndriçim të personalizuar, si dhe Hub dhe sensorë inteligjentë për monitorim dhe menaxhim të avancuar të shtëpisë tuaj

Shërbime

Distribucion per laptope, desktope dhe work-station
Distribucion per laptope, desktope dhe work-station
Distributor i TP-Link dhe Aginet
Distributor i TP-Link dhe Aginet
Kamera sigurie, Priza inteligjente, Llamba Wifi
Kamera sigurie, Priza inteligjente, Llamba Wifi
Komponente & aksesore IT
Komponente & aksesore IT
Monitore dhe Zgjidhje per monitoret
Monitore dhe Zgjidhje per monitoret
Pajisje POS dhe Indetifikim automatik
Pajisje POS dhe Indetifikim automatik
Pajisje zyre
Pajisje zyre
Printera Brother, Canon, Papercut dhe Uniflow
Printera Brother, Canon, Papercut dhe Uniflow
RAM, SSD, HDD, karta memorjeje, USB
RAM, SSD, HDD, karta memorjeje, USB
Software te avancuar dhe zgjidhje sigurie ne IT
Software te avancuar dhe zgjidhje sigurie ne IT

B2B

Partnerët tanë të B2B-së, kanë mundësinë të zgjedhin midis dy opsioneve të integrimimit – XLSX/CSV ose REST API/EDI. Këto opsione ndryshojnë në kohën e përditësimit të të dhënave, gjuhën, frekuencën e shkarkimeve dhe funksionalitete të tjera.

Pavarësisht zgjedhjes së modelit të integrimimit, të gjithë partnerët që përdorin platformën tonë të blerjeve marrin automatikisht akses të lirë për të shkarkuar skedarët XLSX/CSV, të cilët përmbajnë informacionin e mëposhtëm:

- Çmimet, gjendja e stokut
- Përmasat dhe pesha e produktit
- Përshkrimet teknike të produktit
- Imazhet
- Lista e kategorive
- Lista e prodhuesve

Partnerët tanë

Objektivi ynë është të sigurojmë që klientët tanë të përfitojnë nga avantazhet që krijojmë përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët tanë. Kjo u mundëson atyre të ofrojnë të njëjtin nivel të forcës dhe besueshmërisë në marrëdhëniet e tyre të biznesit.